Kryetari i PDSH-së, Menduh Thaçi e përshkroi takimin e djeshëm me kryeministrin Zaev dhe partenrët qeveritarë si të gjatë dhe të qetë.
Sipas tij, është mirë që shumica aktuale siguroi shumicë stabile dhe kjo është lajm i mirë edhe për qytetarët edhe për procesin.
“Kur bëhen marrëveshje, secili e interpreton ashtu siç dëshiron. Për mua është e rëndësishme të dihet se shqiptarët nuk kanë fituar dhe maqedonasit nuk kanë humbur pozita. Disa thonë se Alternativa kanë marrë shumë pozita, por kjo nuk është e saktë. Jemi larg nga ajo përqindje që është dakorduar në Marrëveshjen e Ohrit. Tani jemi qeveri stabile dhe kemi institucione stabile”, u shpreh Thaçi.
Ai shtoi se se Zaev ka për qëllim të japë dorëheqje nga pozita e kryeministrit, por kjo do të varet edhe nga situata me Bullgarinë, ndërsa shumica parlamentare mund të arrijë deri në 70 deputetë.
Comments are closed for this post.