Perberesit:

  • 240 ml vaj ulliri
  • 240 ml vaj vegjetal
  • 50 ml konjak
  • 160 ml lëng portokalli
  • 1 luge çaji karafil
  • 1 luge çaji sodë buke
  • 2 luge çaji kanellë
  • 200 gr sheqer
  • 2 portokalle (lëkura)
  • 900 gr miell
  • 2 luge çaji pluhur pjekës

Per sherbetin e embelsires:

  • 400 gr sheqer
  • 400 ml ujë
  • Mjaltë
  • Limon
  • Fistikë për spërkatje

Përgatitja:

Fillimisht sitim miellin mirë me pluhurin pjekës. Në një tas vendosim vajin e ullirit, vajin vegjetal, konjakun, kanellën, karafilin pluhur, sheqerin dhe lëkurën e portokallit. I përziejmë me tel dore derisa të shkrijë mirë sheqeri. Sodën e bukës e tresim tek lëngu i portokallit derisa të fillojë të aktivizohet dhe e shtojmë tek masa ku kemi vajin.

Miellin e shtojmë në mënyrë graduale duke e përzier me tel. Më pas brumin e zemë me dorë. Pasi brumi është gati realizojmë toptha mesatare të cilat nuk i punojmë shumë në mënyrë që të dalin sa më të buta dhe të përthithin mirë shërbetin. I vendosim melomakaronat në një tavë ku kemi shtruar letër pjekje. Sipër çdo meleolakaroni bëjmë nga një kalim të lehtë me majën e pirunit dhe i vendosim në furrë të piqen në temperaturën 160 gradë Celsius në ajër për 25 minuta. I lemë të ftohen dhe i sherbetosim me shurupin e përgatitur me ujë, sheqer, mjaltë dhe lëng limoni. Në fund bëjmë një pudrosje me fistikë të grirë.