Blloku 2 i TEC Manastir sonte në ora 20:53 sinkronizohet me sistemin elektroenergjetik të Maqedonisë. Pas një dite të plotë pune të pandërprerë nga punonjësit e PE Termocentralet e REK Manastirit, janë hequr pasojat e ndërprerjes së njësisë, të shkaktuar nga stuhia e fortë që goditi dje Pellagoninë dhe termocentrali është vënë në punë – njoftoi Departamenti për Marrëdhënie me Publikun në TEC Manastir.
Ata shtojnë se sipas planit prodhues të SHA ESM, TEC Manastir do të vazhdojë të punojë me një njësi në periudhën e ardhshme.
Pretendimet e bëra në njoftimet e organeve të ndryshme partiake, të transmetuara në një pjesë të mediave, të cilat i referohen arsyeve të shpërthimit të blloqeve dhe situatës në TEC Manastir këto ditë, nuk meritojnë asnjë koment sepse jo vetëm janë absolutisht të pasakta. por janë edhe nën çdo nivel komunikimi në hapësirën publike – komentojnë ata.
Comments are closed for this post.