Tri nxënëse, myslimane të cilat janë të mbuluara me hixhab kanë formuar një grup muzike në Indonezi që e kanë emruar “Voice of Baceprot”.

Këto adoleshente bëjnë rok muzik, dhe me muzikën po luftojnë paragjykimet, derisa reagimet kanë qenë të ashpra.

Zëri udhëheqës i grupit është Frida Kurina e cila është vetëm 16 vjeçare dhe mendon që hixhabi nuk duhet të i pengojë femrat në realizimin e ëndrrave të tyre.

“Mundemi të bëjmë muzikë dhe të mbrojmë moralin. Gjithashtu mendoj se Islami dhe muzika rok munden të jenë në pajtim së bashku. Pse jo” – ka thënë Frida Kurina