Një 30-vjeçar shqiptar është dënuar me burgim të përjetshëm nga Gjykata e Krimeve të Rënda në Bari i cili vrau piktoren italiane 71-vjeçare Rosa Maria Radiçi, më 13 nëntor 2016. Bëhet fjalë për 30-vjeçarin Olgert Laska i cili ka mbytyr me qese piktoren Rosa Maria Radiçi. Sipas hetimeve, gruaja u mbyt nga shqiptari i cili i vuri një qese në kokë dhe më tej e la pa frymë duke e mbytur.