Vrasja makabre e shqiptarit i cili u gjet i murosur në një vilë në Itali, i ka rrënjët tek hakmarrja e një gruaje italiane.

Gjithçka ka nisur për shkak të një romance mes shqiptarit Astrit Lajmaj e gruas italiane, tashmë 64 vjeçare. Gruaja, emri i të cilës nuk bëhet i ditur nga media italiane ishte tregtare bizhush dhe ka patur një marrëdhënie intime me shqiptarin që në vitin 2012. Pas disa muajsh, shqiptari i jep fund lidhjes. Por sipas gruas italiane, Lamaj nuk iku thjesht prej marrëdhënies mes gruan, por edhe me një vjedhje në dyqanin e italianes.

Vjedhja dhe përfundimi i lidhjes kanë mjaftuar për italian, e cila kontaktoi me disa qarqe që kishin lidhje me mafian. U kontaktuan disa persona, të cilët fillimisht e mashtruan shqiptarin me një karrem, duke i thënë se ishin të gatshëm t’i jepnin një sasi droge. Lamaj shkoi në Brianza por e kuptoi vonë se gjithçka ishte një mashtrim. Shqiptari është rrahur barbarisht, është mbytur për vdekje me tel në fyt dhe më pas është murosur në Senago në muret e një vile ku një prej vrasësve kishte punuar për rinovim.

“Nëse nuk do të ishte një bashkëpunimin e një anëtari të bandës, që tregoi gjithçka, kufoma nuk do të ishte gjetur kurrë”, – tha prokurori i republikës së Monza Luiza Zanetti.

“Edhe pse (gruaja që porosi vrasjen) e njihte vëllanë e viktimës, i cili nuk po linte gur pa lëvizur për të mësuar rreth fatit të Astritit, ajo nuk nxori asnjë fjalë”- shtoi prokurori.