Ndërmarrja “Rrugë dhe rrugica” është duke e gërryer shtresën e vjetër dhe do të vendosin asfalt te ri që të mos ketë vrima dhe gunga në rrugët ku do të kalojë Papa gjatë vizitës në Shkup më 7 maj. Po riparohen rrugët “Dimitrie Çupovski” në Shkup dhe te “Rekordi”. Automjeti special “papamobili” do të lëvizë nga rruga “Maqedonia” në drejtim të sheshit “Maqedonia”, ku do të mbahet liturgjia e shenjtë. Liturgjia e shenjtë e Papës në Sheshin “Maqedonia” do të fillojë në orën 11.30. Pritet që të marrin pjesë mbi 15.000 besimtarë. Biletat jepen pa pagesë në kishat katolike në të gjithë vendin.