Gjithsej 3,322 persona nga Maqedonia e Veriut i kanë dorëzuar emrat e tyre tek NASA, për t’i dërguar emrat e tyre në planetin Mars në misionin që do të realizohet nga agjencia amerikane.

Misioni do të jetë në vitin 2020, ndërsa emrat e dërguar nga e gjithë bota do të vendosen në një mikroçip i cili do të montohet në roverin “Mars 2020”.

Nisja për në Mars do të bëhet nga korridori hapësinor “Cape Canaveral” në ShBA të Floridas mes 17 korrikut dhe 5 gushtit të vitit të ardhshëm.

Aplikimet mund të dërgohen deri më 30 shtator të këtij viti.

Nga rajoni, emrat e tyre i kanë dërguar 21.799 persona nga Greqia, 8.525, nga Serbia 7.113 nga Bullgaria 7.051 nga Bosnja dhe Hercegovina 6.181 nga Kroacia 4.388 nga Shqipëria 2.920 nga Kosova 2.035 nga Sllovenia 2.920 dhe më së paku nga Mali i zi 850.

Më së shumti emra deri tani kanë dërguar banorët nga Turqia 2.510.603.