Qeveria e Maqedonisë së Veriut në seancën e 83-të u vendos të mbështeten 745 artistë me nga 30 750 denarë për shkak tejkalimit të krizës me Kovid-19.
“Qeveria solli vendimin për mbështetje financiare të 745 artistë të estradës të prekur nga kriza e koronës – Ndihma e njëhershme prej 30.750 denarë për person, do të mbështeten me gjithsej 23 milionë denarë”, raportojnë nga Qeveria e Maqedonisë së Veriut.
Zëvendëskryeministri sqaroi që kjo është një pikë e pakos së gjashtë ekonomike të miratuar nga Qeveria, për çka kishin arritur 1 666 aplikime, prej të cilëve vetëm 745 i plotësonin kriteret sipas Qeverisë.
Comments are closed for this post.