Sot dhe nesër në gjithë territorin e vendit do të ketë temperatura nga faza ta portokalltë. Në disa vende temperatura pritet të arrijë deri në 40 gradë celsius.
Si pasojë e temperaturave të larta, janë rritur edhe thirrje për ndihmë të shpejtë. Më së shpeshti thirrjet janë nga pacientët të cilët kanë sëmundje kariovaskulare, ndërsa numri nuk është i vogël edhe te i fikti dhe hipertensione.
Në fuqi ka hyrë edhe masa për lirim nga puna te gratë shtatzëna dhe personat mbi 60 vjet, ndërsa çerdhet nuk duhet të kenë aktivitete fizike dhe dalje jashtë nga ora 11:00 deri në ora 17:00.
Ekipet mobile të Kryqit të Kuq tashmë janë aktiv në vendet me frekuentim dhe shpërndajnë ujë. Ata ndodhen edhe në vendkalimet kufitare ku po transitojnë emigrantët.
Comments are closed for this post.