Me 365 rastet e reja të djeshme në Maqedoni aktualisht ka 21.678 raste aktive me coronavirus.
Nëpër repartet e Shkupit dhe nëpër spitalet e vendit po mjekohen 1.348 pacientë dhe ka 180 shtretër të lirë.
Vaksinimi paralajmërohet për vitin e ardhshëm. Siç njoftuan nga Ministria e Shëndetësisë, vaksinat duhet të arrijnë në muajt e parë të vitit 2021 ndërsa spitalet do të nisin të përgatiten për procesin e vaksinimit.
Qeveria dje në mbledhje i miratoi ndryshimet dhe plotësimet e Programit për imunizim të popullatës në RMV për vitin 2020 me çka vërtetohet blerja nga COVAX Facillity prej 833 mijë dozave të vaksinave.
Vaksinat e para pritet të vinë në muajt e parë të vitit 2021 ndërsa drejtorët e spitaleve pardje nga ministri Filipçe u njoftuan për mënyrën se si do të zhvillohet procesit, përkatësisht si do ruajtja, bartja, mënyra e aplikimi dhe caktimi i terminit.
Grupet e rrezikuara do të jenë prioritet dhe do të ketë rekomandim të lartë dhe s’do të jetë e detyrueshme. Vaksina do të jetë falas për gjithë qytetarët dhe do të jetë vendim dhe sekush vet mund të vendos nëse do të vaksinohet.
Comments are closed for this post.