Dikush është nervoz. “Unë shoh që BGNES po merret sërish me mua, me atë që më quajtën “koronavirus” për politikën bullgare”, tha ish-ministri i Jashtëm Nikola Dimitrov.

– Ata kujtojnë protokollin e komisionit ndërqeveritar të mbajtur në kohën kur Sofja mbështeti fillimin e negociatave të anëtarësimit me BE-në! Dokumenti inkurajon Komisionin e Historianëve të përshpejtojë punën e tij, duke përfshirë temat më delikate nga periudha më delikate historike e rëndësishme për të dy vendet. Natyrisht, formulimi nuk krijon obligim, as juridik e as politik, sepse politika vetëm mund të inkurajojë dhe krijojë atmosferë pozitive për historianët, ka thënë Dimitrov në Facebook.

Sipas tij, atë ambient e pamundësoi Bullgaria, kur vendosi të përpiqet të arrijë atë që do me shantazh dhe forcë.

– Është e shëndoshë për të gjitha kombet që shoqëritë dhe publiku ekspert të hapin tema nga e kaluara rreth të cilave ka pikëpamje të ndryshme.Atë proces Sofia e bëri të pamundur, ndër të tjera, duke mbyllur sytë për të tashmen. Se në fqinjin e tyre jeton një popull maqedonas që flet gjuhën maqedonase. Pa e pranuar atë realitet, pa respektuar të drejtën tonë për të thënë se kush jemi, nuk mund të flasim realisht për të kaluarën dhe as të ndërtojmë miqësi”, ka shkruar Dimitrov.

Sipas tij, kjo përpjekje është shprehje e nervozizmit për rolin tim në betejën për të mos rënë në grackën e propozimit francez.

– Duke mos parë se betonizimi i shantazheve me vulë europiane e bën edhe më të pamundur punën e komisionit për çështje historike. Qëndrimi im është se pala maqedonase duhet të ngrijë punën e historianëve si kundërmasa ndaj shkeljes së nenit 2 të marrëveshjes nga Sofja. “Përderisa ka veto, nuk ka kushte për punën e komisionit të padëmtuar nga shantazhet. Roli im sigurisht do të vazhdojë. Ju e keni deklaruar para kohe këtë ‘koronavirus’”, tha ai.