Ministrja e Shëndetësisë dhe e Mbrojtjes Sociale e Shqipërisë, Albana Koçiu, zhvilloi sot një takim me homologun e saj nga Maqedonia, Arben Taravari.
Në takim u nënshkrua marrëveshja e bashkëpunimit ndërmjet Agjencisë Kombëtare të Barnave dhe Pajisjeve Mjekësore të Shqipërisë dhe Agjencisë për Barna dhe Pajisje Mjekësore të Maqedonisë.
Ministrja Koçiu nëpërmjet një postimi në rrejtet sociale bëri të ditur se gjatë këtij takimi, ajo së bashku me homologun e saj të Maqedonisë u angazhuan për thellimin e bashkëpunimit ndërmjet Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale të Shqipërisë dhe Ministrisë së Shëndetësisë së Maqedonisë.
Kjo marrëveshje, sipas saj, ka si qëllim forcimin e bashkëpunimit në fushën e shëndetësisë mes dy vendeve.
“Kënaqësi takimi i sotëm me homologun nga Maqedonia e Veriut, Arben Taravari, me të cilin morëm angazhimin për të thelluar bashkëpunimin ndërmjet ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale të Shqipërisë dhe Ministrisë së Shëndetësisë së Maqedonisë, me qëllim forcimin e bashkëpunimit në fushën e shëndetësisë mes vendeve tona”, shkruan Koçiu.
“Gjatë takimit të sotëm, firmosëm marrëveshjen e bashkëpunimit ndërmjet Agjencisë Kombëtare të Barnave dhe Pajisjeve Mjekësore të Shqipërisë dhe Agjencisë për Barna dhe Pajisje Mjekësore të Maqedonisë.
Ky partneritet do të garantojë bashkëpunim në fushat e cilësisë, sigurisë dhe efikasitetit të barnave dhe pajisjeve mjekësore sikurse në fushën e zhvillimit institucional me qëllim mbrojtjen e shëndetit publik dhe sigurimin e shërbimeve cilësore dhe të barabarta për qytetarët tanë”, vijoi Koçiu.
Comments are closed for this post.