Në qendër të takimit ishte projekti strategjik për ndërtimin e linjës interkonektive 400 kV Tetovë – Prizren, e cila pritet të krijojë një lidhje të fuqishme ndërmjet dy sistemeve energjetike të vendeve fqinje. Projekti është pjesë e planeve afatgjata për zhvillimin e rrjetit, të harmonizuara me udhëzimet e ENTSO-E.
Sipas Burim Latifit, përfitimet nga ky projekt janë të shumëfishta:
• Rritje e kapaciteteve të ndërlidhjes ndërmjet dy vendeve;
• Përmirësim i sigurisë dhe qëndrueshmërisë së furnizimit me energji;
• Mundësi për tregti më efikase të energjisë në rajon;
• Mbështetje për integrimin e burimeve të ripërtëritshme, në kuadër të tranzicionit të gjelbër dhe objektivave për energji të qëndrueshme.
Të dy palët u dakorduan që të thellojnë bashkëpunimin teknik dhe institucional në periudhën në vijim, për të siguruar realizimin me sukses të këtij projekti strategjik që pritet të kontribuojë në sigurinë dhe stabilitetin energjetik të rajonit.
Comments are closed for this post.