Rreth 84.000 kartela elektronike pa pagesë për taksën rrugore janë shfrytëzuar nga turistët serbë që kalonin nëpër vend rrugës për në Greqi.

Vlera e tyre ishte rreth 1.2 milion denarë.

Më 15 gusht ishte jubileu dy mujor, kur në kalimin kufitar Tabanoc turistët serbë filluan të merrnin M smart-kartela falas për të kaluar pikat pagesore në të gjithë vendin tonë përgjatë Korridorit 10, si falënderim për vaksinat falas të ofruara dhe vaksinimin e qytetarëve tanë në Serbi.