Shpenzimet e jetesës në tetor të vitit 2022, krahasuar me tetorin e vitit të kaluar, shënojnë rritje prej 19.8 për qind, ndërsa çmimet e shitjes me pakicë 15.4 për qind, njoftoi Enti Shtetëror i Statistikës.

Krahasuar me shtatorin e këtij viti, ndërkaq, shpenzimet e jetesës janë më e lartë për 1.4 për qind, ndërsa çmimet e shitjes me pakicë për 0.6 për qind.

Rritje në indekset e shpenzimeve të jetesës në tetor të vitit 2022, krahasuar me muajin paraprak, është vërejtur te perimet e freskëta dhe të ftohta, me përjashtim të patateve dhe frutave të tjera me rrënjë për 7.3%, qumështit për 5.9 %, djathi dhe gjizë për 5.7%, mishi për 3.6%, produktet ushqimore që nuk përmenden diku tjetër për 3.2%, peshku dhe ushqimet e detit për 2.8%, bukë dhe drithëra për 1.8%, kafe, çaj, kakao për 1.4%, sheqer, reçel, mjaltë, çokollatë dhe ëmbëlsira për 1.1%, verë për 0.9%, ujë mineral, pije të gazuara, lëngje frutash dhe perimesh për 0.5%, birra për 0.4% dhe pije alkoolike për 0.3%.

Në tetor, gjithashtu, rritje e indekseve të kostos së jetesës është vërejtur edhe te produktet e tjera mjekësore për 4.6%, shërbimet e tjera për pajisjet e transportit vetanak për 3.7%, lëndët djegëse të ngurta për amvisëri për 3.4%, shërbimet paramjekësore për 1.8%, gazi për amvisëri, riparimi i pajisjeve audiovizuele, fotografike dhe informative, kafshëve shtëpiake dhe produkteve të ngjashme për 1.7%,

Rënie e indekseve të kostos së jetesës në tetor 2022, krahasuar me një muajin paraprak, është shënuar te frutat e freskëta dhe të ftohta për 3.6% dhe vaji dhe yndyra për 0.8%.

Gjithashtu në muajin tetor, rënie e indeksit të kostos së jetesës është vërejtur edhe në shërbimet e akomodimit për 12.4%, aranzhimet turistike për 10.4%, qilimat dhe dyshemetë e tjera për 4.5%, transporti ajror i pasagjerëve për 1.7%, kopshtet, bimët dhe lulet për 1.4 %, pjesë këmbimi dhe aksesorë për automjetet vetanake për 1.1%, mjetet motorike për 0.7%.