Rritet numri i pacientëve të rinj të diagnostifikuar me sëmundje malinje hematologjike në shtet.
Vitin e kaluar numri i këtyre pacientëve ka qenë 495, ndërsa këtë vit pritet që ky numër të jetë më i madh për 10 deri 15 përqind.
Prej tyre 50 përqind do të kenë limfë, 30 do të kenë leukemi akute, rreth 20 përqind mielom, ndërsa të tjerët do të ketë sëmundje malinje hematologjike më të rralla.
Grupi më i prekur nga këto sëmundje janë fëmijët dhe adoleshentët.
Këto të dhëna janë prezantuar sot në konferencë për shtyp, që u mbajt në Klinikën Universitare për Hematologji, në të cilën morërn pjesë drejtoresha e klinikës Irina Panovska Stavridis, ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe dhe kryetari i shoqatës “Luftë për çdo ditë”, Biba Dodeva.
Comments are closed for this post.