Nga MPB informojnë se dje janë regjistruar 915 shkelje të masës për mbajtjen e maskës mbrojtëse.

“Gjatë 24 orëve të kaluara (22/23.10.2020) në territorin e Republika e Maqedonisë së Veriut, lidhur me masën bartjen e maskës mbrojtëse, janë regjistruar 915 shkelje”, informojnë nga MPB.

Nga Ministria e Brendshme u bëjnë apel qytetarëve të respektojnë masat dhe protokollet e miratuara nga qeveria për ballafaqim me Covid-19.