Kryetari i Kuvendit Talat Xhaferi sot uroi në emrin e tij dhe emrin e deputetëve me rastin e festës shtetërore 23 Tetori – Ditën e luftës revolucionare maqedonase.

“Me këtë festë shënohet lindja e organizatës revolucionare e cila ka sjell deri te Ilindeni i 1903-tës dhe është rast i bukur të na kujtojë për të gjitha vendimet e guximshme dhe të rënda të cilat janë pjesë e ndërtimit të shtetit dhe sakrificës së njerëzve të mëdhenj me vizion dhe zemër të madhe. Edhe historia bashkëkohore na vë në sprova të cilat ndalen para nesh në rrugën e përmbushjes së qëllimeve tona strategjike dhe synimit të qytetarëve të Republikës së Maqedonisë së Veriut për një shtet bashkëkohor, stabil, të suksesshëm, i cili siguron jetë të mirë, cilësore dhe mirëqenie për qytetarët e vet të cilët janë pjesëmarrës aktivë në ndryshimet pozitive”, thuhet në urim

Ky vit, i cili është i pazakonshëm për shumë veçori për të cilat jam i sigurt se na ngarkojnë ne dhe gjithë njerëzimin, gjegjësisht kanosja globale e KOVID – 19 ndaj shëndetit, sistemit shëndetësor dhe ekonomisë botërore.

“Apeloj të jeni të kujdesshëm, ti respektoni protokollet dhe rekomandimet shëndetësore dhe të kujdeseni për vete, për të afërmit dhe të njohurit e juaj, që tu ndihmojmë dhe t’ua lehtësojmë punën punonjësve tanë shëndetësorë të cilët investohen maksimalisht dhe janë në radhët e para në luftën kundër KOVID – 19, me ç’rast e rrezikojnë shëndetin e vet dhe shëndetin e të afërmve të vet a kujdesen edhe për shëndetin e të gjithëve ne. Shpreh mirënjohje dhe respekt për guximin dhe qëndrueshmërinë e tyre”; thekson Xhaferi në urim.