Numri i përgjithshëm i personave të cilëve ju është refuzuar kërkesa për amnisti nga Prokuroria është 50.

Prokuroria Themelore për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit njofton se ka dhënë mendim pozitiv vetëm për 3 kërkesa, ndërsa për të tjerat ka vlerësuar se nuk i plotësojnë kushtet.

“Nga gjithsej 29 kërkesa për amnisti të dorëzuara nga gjykata kompetente, Prokuroria Themelore mendim pozitiv ka dhënë për 15 kërkesa, ndërsa për 14 tjerat është vlerësuar se nuk janë plotësuar kushtet”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë.