Ministria e Ekonomisë sot fillon me zbatimin e pesë masave nga grupi i katërt që janë mbështetja e drejtpërdrejtë për punëtorët e turizmit dhe hotelierisë të cilët u prekën nga pandemia e Covid-19. Masat u miratuan në konsultim me sektorin privat dhe ne besojmë se do të jenë një mbështetje shumë e rëndësishme, njoftoi Ministri i Ekonomisë Kreshnik Bekteshi.

Pesë masat, siç tha ai në konferencën e sotme për shtyp, janë kthimi i tarifës së paguar të qëndrimit të përkohshëm për vitin 2019 në të gjitha objektet e kategorizuara të hotelierisë, grantet për agjencitë e udhëtimit, grantet për restorantet e kategorizuara për dasma, grantet për këndet e lojërave dhe grantet për ciceronët e licencuar turistikë.

“Për realizimin e pesë masave Ministria e Ekonomisë me rishikimin e buxhetit ka siguruar 459.65 milion denarë, gjegjësisht 7.5 milion euro. Afati i aplikimit për këto pesë masa është 27 nëntori, ndërsa mbështetja financiare do të paguhet deri në fund të vitit”, thotë Bekteshi.