Kuvendi në seancën e djeshme me 61 vota “për”, asnjë “kundër” dhe 28 “të përmbajtur” ka miratuar ndryshimet në Ligjin për arsimin fillor dhe me 61 vota “për”, një “kundër” dhe 25 “të përmbajtur” miratoi ligjin për ndryshimin e Ligjit për arsimin e mesëm me procedurë të shkurtuar.

Ministrja e Arsimit dhe Shkencës (MASH), Milla Carovska në fillim arsyetoi ligjet mbi arsimin fillor dhe të mesëm. Ajo kujtoi se Ligji për arsimin fillor u diskutua shumë nga komisioni dhe beson se të gjitha dispozitat e projekt/ligjit dhe ndryshimi i Ligjit për arsimin fillor janë të qarta.

“Përcaktojmë dekret i cili në rrethana të jashtëzakonshme do të mund ta sjellë Qeveria me qëllim që ta rregullojë zgjatjen e orëve, numrin e ditëve të mësimit këtë vit me qëllim që të vendoset kjo si mekanizëm i cili për herë të parë do të vendoset në ligj. Qëllimi i këtij dekreti do të jetë teknikisht ta rregullojë vitin shkollor gjatë atij viti kur kemi rrethana të jashtëzakonshme. Për herë të parë vendoset e drejta e mësimit nga distanca, e cila deri tani nuk ishte rregulluar”, tha Carovska.

Theksoi se mësimi nga distanca nuk do të ndodh vetëm në rrethana të jashtëzakonshme, me modernizim të sistemit arsimor mund të konsiderohet se ky lloj i platformës do të jetë shfrytëzues për nxënësit dhe për mësimin e vazhdueshëm të mësimdhënësve.

Deputetët nga opozita thanë se bëhet fjalë për Propozim plotësues të ligjit për ndryshime dhe plotësime të Ligjit për arsim fillor sepse Komisioni parlamentar për arsim dhe shkencë vendosi të pranojë një amendament të LSDM-së.