Më shumë shi mbrëmë dhe dje ka rënë në Lazaropole – 10 litra në metër katror, në Mavrovo pesë, në Pretor katër, në
Ohër tre dhe në Shtip e Kumanovë dy litra në metër katror.
Siç kumtoi Drejtoria për punë hidrometeorologjike (DPHM), gjatë natës ishte mesatarisht me vranësira, nëpër lugina me mjegull. Më ftohtë ka qenë në Lazaropole, ku janë matur zero gradë, ndërsa në Strumicë, Vinicë dhe Berovë vetëm një gradë, ndërsa më ngrohtë në Demir Kapi dhe Dojran – gjashtë gradë.
Moti pasdite do të jetë me diell dhe me vranësira të vogla deri mesatare. Do të fryjë erë e lehtë, ndërsa në pjesët juglindore herë pas herë do të fryjë erë mesatare nga drejtimi verior. Temperatura e ditës do të jetë në interval prej 10 deri 16 gradë.
Comments are closed for this post.