Koncepti i ligjit për tatimin shtesë në fitim është gati, por siç tha kryeministri Dimitar Kovaçevski, ai nuk do të publikohet derisa të harmonizohet me Odat Ekonomike.
Kovaçevski theksoi se ligji nuk do të imponohet, por do të harmonizohet me Odat, sepse ideja është që të jetë ligj për kontributin social të kompanive.
“Koncepti i Ligjit është përgatitur, por nuk do të publikohet derisa të harmonizohet me odat ekonomike sepse kompanitë që mbulohen nga ky ligj janë anëtarë të odave. Nuk bëhet fjalë për konfiskimin e fitimit nga operimet e rregullta, por për tatimin e fitimit shtesë që është mbi mesataren që kompania ka arritur në vitet e kaluara”, tha Kovaçevski, duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve pas konferencës për shtyp me zëvendëskryeministrin për Çështje Evropiane Bojan Mariçiq.
Se cilat kompani do të përfshihen, do të varet nga kriteret në ligj pavarësisht nga industria në të cilën ato operojnë.
Comments are closed for this post.