Gjatë ngasjes në kushte dimri, kur rruga është jashtëzakonisht e rrëshqitshme, me rëndësi është qetësia dhe trajtimi i kujdesshëm të shoferit me komandat sepse manovrat e menjëhershme janë kundërproduktive, porosit Këshilli Republikan për Siguri të Komunikacionit në Rrugë (KRSKRR) dhe thekson se makina duhet mirë të përgatitet për në dimër.
Nga KRSKRR u rekomandojnë shoferëve që para se të kyçen në komunikacion të ulen siç duhet dhe të sigurojnë shikueshmëri të mirë.
Theksojnë se mbështetësja pas shpine duhet të vendoset sa është e mundur më drejtë dhe sa më larg timonit.
Përveç krueses së detyrueshme për akull apo sprejit për shkrirjen e akullit të xhamit, shtojnë në bagazh është e dobishme të vendosni edhe disa aksesorë të tjerë që mund t’ju ndihmojnë në dimër (për shembull; doreza dhe batanije të vjetra në rast se duhet të ndërroni gomën).
Comments are closed for this post.