Konsultime për ndryshimet e ligjeve për të punësuarit në sektorin publik dhe për nëpunësit administrativë në institucionet e përfshira me këto ligje, kanë filluar sot në punëtorinë e Ministrisë së Shoqërisë Informatike dhe Administratës.
Siç informoi sekretari shtetëror Jahi Jahija, në punëtorinë institucionet e përfshira me Ligjin për të punësuarit në sektorin publik ka pasur mundësi t’i prezantojnë qëndrimet dhe propozimet lidhur me çështjet të cilat gjatë periudhës së kaluar gjatë zbatimit kanë shkaktuar pikëpamje dhe interpretime të ndryshme.
“Këto janë çështje për përfshirjen e institucioneve të sektorit publik, klasifikimi i punësuarve, të drejtat dhe detyrat e tyre, Katalogun e vendeve të punës, aktet për organizim të brendshëm dhe sistematizim të vendeve të punës, Regjistrin e të punësuarve, hartimin e planeve vjetore për punësim, llojet e punësimeve si dhe mobilitetin në sektorin publik”, bëri të ditur MSHIA-ja.
Prej atje presin në punëtori të debatohet për të gjitha çështjet e hapura që i prekin institucionet e përfshira me Ligjin për të punësuarit në sektorin publik dhe të konkluzioneve të dalin rekomandimet për ndryshime të të dyja ligjeve.
Kjo është punëtoria e dytë i këtij lloji, në organizim të MSHIA-së. Në bazë të diskutimeve paraprake janë identifikuar problemet kyçe dhe janë propozuar zgjidhje për tejkalimin e tyre.
Comments are closed for this post.