Në Maqedoni nuk ka ndonjë statistikë të saktë për të prekurit nga bulizimi, por thuhet se nga dita në ditë po shndërrohet në fenomen shqetësues. Më të prekur janë fëmijët e shkollave fillore dhe ato të mesme. Nga ambasada “Megjashi” kujtojnë se këtë fenomen, në të shumtën e rasteve e paraqesin të rriturit ndërkohë fëmijët për shkak të turpit dhe frikës nuk flasin për këtë fenomen.

“Pikërisht për këtë, vazhdimisht insistojmë që kjo dukuri fillimisht duhet të raportohet te personat e besuar tek të cilët kanë besim të rinjtë. Statistikat botërore tregojnë se thuajse çdo fëmijë ka qenë dëshmitar, ndërsa numri I fëmijëve të cilët kanë përjetuar njëherë ndonjë formë të dhunës, gjithashtu është jashtëzakonisht I lartë dhe nuk besoj që Maqedonia është në ndonjë pozitë më të mirë krahasuar me statistikat botërore”, tha Ana Bitolanu, “Megjashi”.

Kundër bulizmit tashmë kanë nisur aktivitete edhe disa nxënës të shkollave të mesme. Nën mbikëqyrje të mentorëve të tyre psikolog ata kanë filluar trajtimin e nxënësve të prekur me këtë fenomen.

“Vlerësojmë që është e rëndësishme fëmijët vetvetiu të edukohen, nëse flasim për atë se çfarë ne na ndodhë mendoj se vet ne mund të gjejmë zgjidhjen më të mirë. Ky forum teatër është vetëm një mënyrë për ta prezantuar atë që ndodhë në formën më brutale. Ne si moshatarë do të përfshihemi direkt në konflikt ku fëmijët mund të drejtohen te ne në vend se të shkojnë te psikologu”, thotë Eva Stojçevska, nxënëse.

Sipas psikologëve, bulizmi është dhunë psikologjike ose fizike, përkatësisht kur dikush ngacmon shokun ose shoqen për mënyrën e të veshurit, ngjyrën e lëkurës, sukseset ose dështimet. Fëmija që vuan nga bulizmi mes të tjerash humb çdo vetëbesim dhe shfaq agresivitet pakuptim. Psikologët gjithashtu alarmojnë se në rast se fenomeni i bulizmit nuk vërehet në kohë pasojat mundë të jenë fatale për fëmijën./Alsat/