Lloji britanik i coronavirusit është i pranishëm në 70 përqind të rasteve të reja në Maqedoni, tregojnë të dhënat e klinikës “Zhan Mitrev”.

Këtë sot e njoftoi ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe, në konferencë për shtyp. Ai gjithashtu tha se ka rritje të numrit të rasteve të reja, por për momentin nuk ka rrezik nga mbushja e kapaciteteve spitalore.

“Për momentin nuk ka nevojë për masa kufizuese, por gjithsesi se nuk përjashtohet kjo nëse përkeqësohet situata”, tha Filipçe.

Ndryshe, ai gjithashtu njoftoi se Qeveria e ka autorizuar për të nënshkruar marrëveshje për blerjen e vaksinave ruse.