Maqedoni, 1.9 milionë parapagues në telefoninë celulare

Ekonomi 03.05.2019 / 8:57

Numri i parapaguesve aktiv në telefoninë celulare në shtet në çerekun e fundit vitin e kaluar ka qenë 1.969.109. Është realizuar komunikacion prej 1.387.086.595 (miliardë) minuta, prej të cilave 1.198.245 minuta janë komunikacion prej parapaguesve të operatorit vendor gjatë roamingut jashtë shtetit.

Këtë e tregon raporti i fundit i Agjencisë për Komunikime Elektronike (AKE) për gjendjen në tregun e komunikimeve elektronike,

Numri i parapaguesve aktiv në telefoninë celulare në shtet në çerekun e fundit vitin e kaluar ka qenë 1.969.109. Është realizuar komunikacion prej 1.387.086.595 (miliardë) minuta, prej të cilave 1.198.245 minuta janë komunikacion prej parapaguesve të operatorit vendor gjatë roamingut jashtë shtetit.

Këtë e tregon raporti i fundit i Agjencisë për Komunikime Elektronike (AKE) për gjendjen në tregun e komunikimeve elektronike, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Në çerekun e fundit vitin e fundit numri i parapaguesve me qasje në internet me vëllim të gjerë dhe të ngushtë përmes rrjetit celular është 1.348.134.

Në numrin e përgjithshëm të parapaguesve aktiv në çerekun e katërt vitin e kaluar pjesëmarrje më të madhe ka “One VIP” me 49,25 për qind, me çka pason “Telekomi i Maqedonisë” me 48,6 për qind, ndërsa “Lycamobile” merr pjesë me 2,15 për qind.

Në të ardhurat e sigurimit të shërbimeve komunikuese celulare (nivel i shitjes me pakicë) në çerekun e katërt prej vitit 2018 “Telekomi i Maqedonisë” merr pjesë me 51,9 për qind, “One VIP” me 47,67 për qind, ndërsa “Lajkamobajl” me 0,43 për qind.

Në çerekun e fundit të vitit të kaluar në shtet kanë funksionuar 382.901 linja fiskale dhe është realizuar komunikacion telefonik prej 49,031.189 minuta. Prej ofruesve të shërbimeve në linjat fikse pjesëmarrje më të madhe ka “Telekomi i Maqedonisë” me 55,46 për qind me ç’rast pasojnë “One VIP” me 34,67, Robi me 6,04 për qind, Neotel me 2,99 për qind, Infelt Net Plus me 0,84 për qind.




Comments are closed for this post.

Të fundit