“Marrja e mandatit të Nikolla Gruevskit kaloi filtrin e Komisionit për Çështje të Mandatit dhe Imunitetit. 5 deputetët e shumicës parlamentare votuan pro marrjes së mandatit, deputetët opozitare nuk votuan fare. Çështja kalon në seancë plenare.
Në seancën e ardhshme plenare që do të mbahet javës së ardhshme do të votohet, ku për heqjen e mandatit duhet 2/3 e votave të deputetëve.
Comments are closed for this post.