Shoqata e Prodhuesve të kanabisit medicinal “Makkanabis” sot bëri apel deri tek tre partitë politike më të mëdha në vend që urgjentisht të sjellin ndryshimet në Ligjin për kontrollin e drogave narkotike dhe substancave psikotrope.

Nga shoqata kërkuan që ligji, siç është dorëzuar në Kuvend, të miratohet para shpalljes së zgjedhjeve, në fakt të marr status të ligjit, i cili miratohet me procedurë të shkurtë që të mund të votohet në seancën e ardhshme.

“Apeloj tek të gjithë aktorët politikë në vend që t’i ndalin lojërat me miratimin e Ligjit të ri për lëndë narkotike dhe substanca psikotrope, i cili, duket se dikush me qëllim nuk dëshiron të miratohet. Unë u bëj thirrje të gjitha partive, dhe mbi të gjitha tre partive më të mëdha në vend, LSDM-së, VMRO-DPMNE-së dhe BDI-së, që t’i ndalin përfitimet e vogla politike dhe bashkërisht ta kalojnë këtë ligj para se të shpallen zgjedhjet e parakohshme parlamentare”, theksoi në konferencën për shtyp Kostadin Dukovski, kryetar i Shoqatës së Prodhuesve të kanabisit medicinal “Makkanabis”.

Dukovski porositi se të gjitha vërejtjet që deputetët do t’i japin për ligjin të jenë konstruktive, me amendamente të anëtarëve konkretë dhe apelon që të përmbahen prej përfitimeve së pikëve politike para zgjedhjeve.

“Tani disa muaj duket sikur ka ndonjë forcë e padukshme që me qëllim parandalon miratimin e ligjit nga Kuvendi. Kështu, të gjitha kompanitë që kanë investuar miliona euro në bizneset e tyre humbasin dhe është shumë e mundur që ky biznes të shembet plotësisht në vend dhe shteti të humbasë mundësinë e madhe, i cili prapë, siç thuhet, do të jetë lider në prodhimin e kanabis mjekësor”, u shpreh Dukovski.

Në lidhje me garancinë, Dukovski tha se kërkesat e tyre janë pranuar dhe garancia tani është zvogëluar në 300 mijë dhe se ajo është zvogëluar me arsyetim të mirë dhe hulumtime të mira, sepse është në interes të të gjithëve që të hyjnë më shumë investitorë në vend dhe duke krijuar më shumë vende pune.