Luana Vjollca i është kthyer ekranit me sezonin e tretë të spektaklit “Shiko kush luan”.

Janë shfaqur vetëm dy emisione deri më tani, por ka mjaftuar që bukuroshja nga Tirana të pushtoj rrjetet sociale me emisionin e saj.

Me një numër rekord klikimesh në kanalin “Youtube” dhe me qindra video në rrjetet sociale si “Facebook” e “Instagram”, Luana vërteton edhe njëherë që është e pa konkurencë në botën e spektakleve në Shqipëri.

Me plot dy orë program, Luana tashmë tre sezona argëton publikun shqiptar duke sjellë të ftuarit ndryshe nga që publiku i njeh.

Vëmendje të madhe prezantuesja, e cila në këtë projekt vjen edhe si autore, merr edhe me paraqitjen e saj të kuruar deri në detajin më të fundit.