Lidhja e Sindikatave të Maqedonisë vlerëson se ka hapësirë për rritjen e pagës minimale e cila për momentin është 12.165 denarë. Llogaritjet e Sindikatës tregojnë se ka nevojë për rritjen e pagës minimale për 12 për qind.
“LSM tregon se në kushtet kur shpenzimet minimale sindikale për janarin e vitit 2019 arrijnë në 32.761.00 denarë, ndërsa vetëm shpenzimet për ushqim arrijnë deri më 13.621.33 denarë, ekziston nevoja reale për rritjen e pagës minimale e cila në përputhje me rekomandimet evropiane dhe tendencat duhet të arrijë 60 përqindëshin e pagës mesatare në vend”, thonë nga LSM.
Nga atje thonë se në pajtim me Ligjin, në mars duhet të bëhet përputhshmëria e pagës minimale sipas kritereve të konfirmuara, të cilën Ministria për Punë dhe Politik Sociale do të publikojë në Gazetën Zyrtare pas mendimit të mëhershëm të Këshillit Social-Ekonomik.
Ligji për pagën minimale u miratua me iniciativën e Lidhjes së Sindikatave të Maqedonisë.
Comments are closed for this post.