Partia maqedonase në pushtet LSDM, sot përmes një kumtese për media, ka shkruar rreth raportit të fundit të “Transparency International” ku Maqedonia e Veriut ka shënuar ngritje prej 24 vendeve sa i përket luftimit të krimit dhe korrupsionit.
Siç shprehen nga LSDM, rangimi i sivjetëm është më i miri në gjashtë vitet e fundit ndërsa në vitin 2020 ishim në vendin e 111 e tani në vendin e 87.
“Qeveria e kryesuar nga LSDM dhe institucionet kompetente, realizuan përparim serioz në luftën kundër krimit dhe korrupsionit. Konfirmim për atë është edhe Indeksi i korrupsionit i Transparensi Interneshënëll ku Republika e Maqedonisë së Veriut ka përparim prej 24 vendeve, që është rangimi më i mirë i shtetit tonë në gjashtë vitet e fundit”.
“Ndodhemi në vendin e 87-të me 39 pikë indeksi, në vitin 2020 ishim të ranguar në vendin e 111-të me 35 pikë indeksi. Në raport me rajonin gjithashtu kemi përparim më të madh, ndërsa në listën e Transparensi prapa nesh janë Serbia, Shqipëria, BeH. Në Raportin e Transparensi qartë ceket se ndjekja e funksionarëve nga pushteti është një nga shkaqet për përparim në luftën kundër korrupsionit”, thonë nga LSDM./
Comments are closed for this post.