Liverpooli ka shënuar fitore të madhe në Gjermani si mysafir i Leipzigut.

“Reds” kanë fituar me rezultat 2-0 në ndeshjen e parë të fazës së 1/8 të Ligës së Kampionëve.

Golin e parë në ndeshje e shënoi Salah në minutën e 53-të.

Tre minuta më vonë shënoi edhe shoku i tij, Sadio Mane.

Kjo fitore ka ardhur pas rezultateve jo të mira që skuadra e Klopp ka pasur në Premierligë.

Ndeshja e kthimit do të luhet me 10 mars në “Anfield”.