I vetmi përfaqësues nga Maqedonia e Veriut në kampionatin botëror në ski “Fis Alpine World Ski Championship” , ishte shqiptari nga Tetova, Dardan Dehari, i cili me suksesin më të madh që ka arritur ndonjë pjesëmarrës nga Maqedonia e Veriut në një kampionat botëror, e mbylli garën duke u rradhitur në vendin e 31.

Ky sukses i Dardan Dearit, skiatorit të parë profesionist shqiptar në RMV, është një krenari kombëtar dhe një mesazh i fuqishëm për të gjithë të rinjtë shqiptar, që rruga e suksesit në sport, është e arritshme vetëm me përkushtim dhe punë.

Për të gjitha ata që e njohin Dardanin, ai njohjon e parë të tijën me këtë profesion e ka pasur që në moshën 3 vjeçar nën instruksionin e prindit të tij, profesorit Ibrahim Dehari, për të vazhduar pastaj si profesionist me pjesëmarrje nëpër gara të ndryshme kombëtare e ndërkombëtare si pionier, junior dhe senior, e me theks të veçantë duhet përmendur pjesëmarrja në dy Universiadat Botërore dhe shtatë herë në kampionatin botëror “Fis Alpine World Ski Championship”.

Pas këtij suksesi historik për të gjithë ne si shoqëri, Dardan Deharit i urojmë suksese edhe më të mëdha në të ardhmen, për të vazhduar të jetë shembull i fuqishëm për të gjithë të rinjtë që kanë vullnetin dhe dëshirën për t’u ngjitur në rrugën drejt suksesit në sportin e skijimit!