Ish-lideri i Aleancës për Shqiptarët e ka takuar para portës së burgut dhe ka transmetuar drejtpërdrejt ngjarjen në rrjetet sociale. Ai tha se Alimin e konsideron vëlla sepse në ngjarjet në Kuvend të 27 prillit i ka shpëtuar jetën.

Ish-deputeti i sigurimit parlamentar, Abdulfeta Alimi, ka vuajtur dënimin me burg për rastin “27 Prilli”, lidhur me depërtimin e Kuvendit rreth gjashtë vite më parë dhe që nga sot është i lirë.

Ai u dënua ligjërisht me 6 vjet burg për ngjarjet e 27 prillit 2017, sepse çelësat e dyerve të Kuvendit ia dha Goran Gjosevskit (shefit të sigurimit personal të ish-kryeparlamentarit Trajko Veljanoski). Alimi, në gjykime ka pohuar se ka vepruar vetëm me urdhër të eprorëve të tij dhe se në momentin që ia ka dhënë çelësat Gjosevskit, njëra nga dyert e kuvendit ishte tashmë e hapur.

Gjatë gjithë procesit gjyqësor, Alimi u mbështet nga Ziyadin Sela. Ish-lideri i Aleancës për Shqiptarët, i rrahur pa ndjenja, ka pohuar se Alimi i ka shpëtuar jetën atë natë.

Sela e ka takuar sot para portës së burgut, ndërsa ngjarjen e ka transmetuar drejtpërdrejt në rrjetet sociale. Ai ka deklaruar se Alimin e konsideron vëlla sepse i ka shpëtuar jetën në ngjarjet në Kuvend të 27 prillit.

Presidenti Stevo Pendarovski vitin e kaluar mori vendim për faljen e pjesshme të Alimit dhe shkurtimin e tetë muajve të dënimit me burg.

Pendarovski fal Abduljfeta Alimin dhe katër persona të tjerë të dënuar

Për ngjarjet në Kuvend janë akuzuar 33 persona, të cilët janë proceduar penalisht për kërcënim terrorist ndaj rendit kushtetues. 15 prej tyre u amnistuan me Ligjin për Amnisti, këngëtari i operës Igor Durlovski, një nga udhëheqësit e protestave të atëhershme, mori pafajësinë, ndërsa pjesa tjetër u dënua me burg. Dënimin më të lartë, 16 vjet, e ka marrë drejtori i atëhershëm i BJB-së, Mitko Çavkov.