Gjykata e Apelit njofton se pas Këshilli Penal ka sjellur vendim për shfuqizimin e masës së paraburgimit për të akuzuarit Mile Janakieski, Kirill Bozhinovski, Nenad Josifoviq dhe Zoraica Arsovska, të cilët janë të akuzuar në lëndë të PSP-së.

Gjykata e Apelit njofton se njëkohësisht pas shfuqizimit të masës së paraburgimit, të akuzuarve ju shqiptohet masa e arrestit shtëpiak.

Vendimet e Gjykatës së Apelit do të publikohen në web-faqen e gjykatës.

Ndryshe, mbrëmë edhe afaristi Orce Kamçev u lirua nga paraburgimi, i cili është i dyshuar nga PSP në rastin “Perandoria”.