Lionel Messi është zgjedhur atleti i vitit nga revista amerikane “Time” për vitin 2023. Kalimi në Shtetet e Bashkuara të Amerikës rezultoi i suksesshëm për 36-vjeçarin që tashmë mori çmimin e radhës jashtë fushave të lojës.

Me nënshkrimin e tij, Inter Miami fitoi Kupën e Ligës, trofeun e tyre të parë të madh, duke mposhtur Nashville, finale në të cilën Messi shënoi. Argjentinasi shënoi 11 gola në 14 ndeshje në të gjitha garat për  përfunduar sezonin. Ai gjithashtu u nominua për çmimin MVP në MLS.

Performanca e mirë në nivel kombëtaresh u kurorëzua nga Messi me Topin e Tetë të Artë, pasi udhëhoqi Argjentinën drejt fitores së Kupës së Botës në Katar 2022. 36-vjeçari firmosi me Inter Miami në një marrëveshje me vlerë 20 milionë Dollarë në vit.

Messi i bashkohet kampionëve si Simone Biles, Michael Phelps, LeBron James dhe ekipit kombëtar të femrave të Shteteve të Bashkuara duke fituar këtë çmim.