Policia njofton se një çiklist nga fshati Viniçani, ka marrë lëndime të rënda trupore pasi është rrëzuar në rrugën drejt majës së malit Vodno, dje rreth orës 10:30.

Sipas informacioneve të para, A.S (26) e ka humbur kontrollin mbi biçikletën në afërsi të pushimores për fëmijë dhe ka dalur nga rruga.

Ai me makinën e Ndihmës së Shpejtë është dërguar në klinikën “Nënë Tereza” në Shkup, ku i është dhënë ndihmë mjekësore.

Hetime në vendin e ngjarjes ka kryer ekipi i SPB Shkup.