Qeveria spanjolle e ka dhënë dritën e gjelbër për kthimin e La Ligës nga 8 qershori dhe kjo ka bërë që tifozët e futbollit të interesohen për ndeshjet e para që do të zhvillohen atë fundjavë.
Ndeshja kryesore e fundjavës do të jetë derbi i Sevillës mes Real Betisit dhe Sevillës, që pritet të jetë edhe ndeshja e parë që do të zhvillohet për xhiron e 28-të të La Ligës, transmeton Gazeta Express.
Ndërsa sa i përket garës për titull, Barcelona do të udhëtojë në Son Moix për ndeshjen kundër Real Mallorcas, ndërsa Real Madridi do ta presë Eibarin në stadiumin Alfredo Di Stefano në Valdebebas, pasi që ka marrë leje që ndeshjet e mbetura të mos i zhvillojë në Santiago Bernabeu.
Atletic Bilbao do ta rinisë sezonin Aritz Aduriz që është pensionuar dhe si sfidë të parë do ta ketë përballjen në shtëpi kundër Atletico Madridit.
Përveç derbit të Sevillës, xhiroja e 28-të do ta sjellë edhe një derbi tjetër të qytetit – mes Valencias dhe Levantes në Mestalla.
Real Sociedadi që po e synon kualifikimin në Ligën e Kampionëve do të përballet me Osasunës, ndërsa rivalët e tyre për top katërshe, Getafe, do të luajnë kundër Granadas.
Ndërkohë që në betejën për mbijetesë, klubi i fundit në tabelë Espanyol do ta presë në shtëpi Alaves; klubi i parafundit në tabelë, Leganes, do ta presë Real Valladolidin, ndërsa Celta Vigo që është e 17-ta në ligë do të përballet me Villarrealin në Balaidos.
Ndeshjet e xhiros së 28-të në La Liga:
Athletic Club – Atletico Madrid
Celta Vigo – Villarreal
Espanyol – Alaves
Granada – Getafe
Leganes – Valladolid
Mallorca – Barcelona
Real Madrid – Eibar
R. Sociedad – Osasuna
Sevilla – Betis
Valencia – Levante
Comments are closed for this post.