Motrat Kardashian janë pothuajse gjithnjë në qendër të vëmendjes në saje të publikimeve që bëjnë në rrjetet sociale.

Bukuroshja Kylie Jenner në llogarinë e saj personale në Instagram i mban aktivë fansat me fotografi të llojllojshme e mjaft atraktive.

Së fundmi ajo mori vëmendjen e publikut me pozat seksi në brigjet e Malibu-s, nga ku publikoj një galeri fotosh të nxehta.

Kylie shfaqi trupin e saj të përsosur, duke u ‘përthyer’ për të pozuar me rroba banjo duke zbuluar anët më të mira të trupit të saj.

Kylie Jenner këtë vit është bërë zyrtarisht miliarderja më e re e të gjitha kohërave duke e hequr nga froni themeluesin e Facebookut, Mark Zuckerberg.