Tanimë dihet për faktin se sheqeri ka një ndikim të tmerrshëm në organizëm. Prania e tij ka lidhje të drejtpërdrejtë me mbipeshën, diabetin dhe sëmundjet e zemrës. Duke qenë se sheqeri ka një ndikim kaq të fortë në shfaqjen e sëmundjeve të zemrës, natyrshëm lind shqetësimi edhe për mirëqenien e trurit.
Studimet e shumta kanë zbuluar se sheqeri i tepërt mund të jetë shkaktar i disa çrregullimeve psikike. Sipas tyre, personat që konsumojnë shumë sheqer kanë 23% më shumë gjasa të preken nga depresioni në harkun kohor prej 5 viteve.
Zakonisht një person i merr 67 gramë sheqer në ditë, duke konsumuar pije të gazuara apo edhe një çokollatë të vogël. Kjo shifër mund të rritet edhe më shumë gjatë ditës nga konsumimi i ushqimeve të përpunuara, lëngjeve të frutave apo bukës së bardhë.
Çrregullimet e humorit janë shumë të komplikuara dhe sheqeri sigurisht nuk është fajtori i vetëm. Megjithatë, ekspertët paralajmërojnë se sheqeri është një faktor i rëndësishëm që ndikon në këto çrregullime.
Disa nga sinjalet që trupi i jep kur e teproni me sheqerin janë:
Mungesa e energjisë, trullosje, humbje e shijes, probleme me lëkurën, shtim në peshë dhe çrregullim i disponimit.
Si ta shmangni?
Hiqni dorë prej bukës së bardhë, ëmbëlsirave, drithërave artificiale dhe pijeve të gazuara. /agroweb/
Comments are closed for this post.