Jovica Trpevski është djali i deputeti të LSDM-së i cili humbi jetën mbrëmë pas rrokullisjes së autobusit në rrugën Shkup-Tetovë.
Jovica Trpvski ka qenë në autobus bashkë me 14 udhëtarët tjerë që kanë humbur jetën e ku mbi 30 kanë mbetur të lënduar.
Nga gjithësejt 32 të plagosurve që po hospitalizohen në “8 Shtatori”, katër janë në gjendje kritike dhe në gjendje serioze janë edhe dy persona tjerë që janë shtruar në spital në Qendrën e Emergjencave.
Edhe nga LSDM-ja konfirmuan se 25-vjeçari Jovica Trpevski, biri i deputetit nga kjo parti, Blagojce Trpevski ka humbur jetën gjatë rrokullisjes së autobusit.
Ndryshe sot në Gotivar, këshilli komunal do të mbajë mbledhje komemorative për nderë të viktimave ku do të merr pjesë edhe kryeministri Zoran Zaev.
Comments are closed for this post.