Rezoluta e OBRM-PDUKM-së për rrugën e integrimit evropian të vendit dhe linjat e kuqe kombëtare është në agjendën e seancës së 47-të të Kuvendit, e cila do të mbahet sot. Në rendin e ditës të seancës së sotme janë disa projektligje, si dhe kërkesat për interpretim autentik të neneve të disa ligjeve.

Kryetari i OBRM-PDUKM, Hristijan Mickoski mbrëmë kërkoi që rezoluta të pranohet nga të gjitha partitë politike “pa kushte dhe pa kërkuar justifikime”.

Mickoski thotë se pranimi i rezolutës nga të gjitha partitë politike do të nënkuptojë unitet se duhet të fillojmë negociatat me Bashkimin Evropian, por, mbi të gjitha, do të forcohen pozitat shtetërore të Maqedonisë.