Nesër është afati i fundit ku Komisioni Shtetëror Zgjedhor duhet ta dorëzojë materialin zgjedhor për zgjedhjet presidenciale dhe zgjedhjet e parakohshme lokale në tre komat.

Sipas komisionit, materiali zgjedhor dorëzohet 72 orë para fillimit të zgjedhjeve.

Nesër në mesnatë skadon edhe afati ku votuesit të cilët në ditën e votimit janë në paraburgim shtëpiak mund të paraqiten te komisionet komunale zgjedhore, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Ata, ashtu si edhe të sëmurët dhe personat me nevoja të veçanta dhe personat që gjenden në entet ndëshkimore përmirësuese do të votojnë më 20 prill, një ditë para mbajtjes së zgjedhjeve. Më 20 prill votojnë edhe votuesit të cilët gjatë ditë së zgjedhjeve janë në punë të përkohshme apo qëndrojnë jashtë vendit.

Gjatë ditës së nesërme në KShZ votojnë anëtarët e Këshillave Zgjedhore në përfaqësitë diplomatike konsullore edhe atë nga ora 7:00 deri në ora 19:00.