Paga e kryeministrit Hristijan Mickoski është 140.450 denarë, përkatësisht rreth 2.280 euro, Zëvendëskryeministrat dhe ministrat marrin pagë neto prej 115.540 denarë (1.870 euro), përveç ministrit të Punëve të Brendshme Pançe Toshkovski, i cili për funksionin që ka, merr edhe 20 për qind shtesë në shumë prej 24.865 denarë. Paga e tij është 140.405 denarë, e njëjtë me atë të kryeministrit. Qeveria ka publikuar në faqen e saj zyrtare në rubrikën “llogaridhënie” pagat e zyrtarëve të kabinetit qeveritar.

TË FUNDIT