Kryeministri italian Xhuzepe Konte ka thënë se Italia do të vazhdojë që të mbështesë Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë në rrugën e tyre euro-atlantike dhe ofron mbështetje për fillimin e negociatave.

Ai këto komente i bëri bashkë me kryeministrin Zoran Zaev në Romë. Ai tha se mosdhënia e datës ishte një gabim historik.

“Dëshiroj që popullit tuaj t’i them se nuk do të lejojmë që të ndjehet i pasigurt. Bëhet fjalë për gabim historik të cilin duhet ta përmirësojmë. Falë këtij guximi Maqedonia e Veriut do të bëhet anëtare në NATO. Për këtë lejuam që vendi të anëtarësohet në NATO. Për këtë Maqedonisë së Veriut duhet t’i lejohet që të ecë më tutje drejtë Evropës. Kjo nuk do të thotë hyrje e menjëhershme në BE, por 35 kapituj në negociatat”, theksoi Konte.