Komisioni kuvendor për vetëqeverisje lokale sot organizon debat publik në temën “Zbatimi i Ligjit për vetëqeverisje lokale lidhur me punën e komisioneve për marrëdhënie mes bashkësive në nivel lokal (nenet 41 dhe 55), ku është paraparë fjalimi i kryetarit të Kuvendit, Talat Xhaferi.

Në Kuvend, për sot janë paralajmëruar mbledhje edhe të komisioneve për punë të jashtme, për punë dhe politikë sociale dhe për arsim, shkencë dhe sport. Para anëtarëve të Komisionit për punë të jashtme është Raporti për zbatimin e politikës së jashtme të ministrit të resorit, Nikolla Dimitrov, ndërsa para Komisionit për punë Propozim-ligji për sigurim material të personave të papunë për shkak të privatizimit të ndërmarrjeve me pronësi dominuese të shtetit, në lexim të dytë.

Në rend dite të Komisionit për arsim, shkencë dhe sport janë propozim-ligjet për ndryshim të Ligjit për themelim të Fakultetit teknologjik-teknik, Fakultetit të veterinarisë dhe Fakultetit juridik në përbërje të Universitetit “Shën Klimenti i Ohrit” në Manastir, dhe Ligji për themelimin e universitetit “Goce Dellçev” në Shtip, që të dy në procedurë të shkurtuar në lexim të dytë, me propozim të dy grupeve të deputetëve.