Krisma në Çair të Shkupit, plagoset një person

Shkup 02.06.2020 / 11:18

Gjatë ditës së sotme diku rreth orës 5 e mëngjesit, në rrugën ‘Arhiepiskop Distej’, në Komunën e Çairit, është plagosur një person i cili ka drejtuar një motoçikletë.

Personi menjëherë është dërguar në spital, ndërsa policia gjatë këqyrjes së vendit të ngjarjes ka gjetur gjashtë gëzhoja nga pistoletë.

“Më 02.03.2020 në orën 5:45 në SPB Shkup është denoncuar se në afërsi të një lokali dhe çerdhe në rrugën ‘Arhiepiskop Dositej’ në Shkup, një person ka përdorur armën drejt K.T (24), i cili ka drejtuar motoçikletë, dhe që është lënduar në këmbë”, thonë nga MPB.

Ata shtojnë se ai është dërguar në spitalin ‘8 shtatori për ndihmë mjekësore.

“Këqyrjen e vendit të ngjarjes e ka kryer ekipi i SPB Shkup, ku në vendngjarje janë gjetur dhe marrë gjashtë gëzhoja”, thonë nga MPB duke shtuar se po ndërmerren të gjitha masat për zbardhjen e plotë të rastit.




Comments are closed for this post.

Të fundit